Hoti fton Kurtin që të diskutojnë për dialogun me Serbinë, ky i fundit e refuzon

427

Kreu i VV-së Albin Kurti, është ftuar nga qeveria aktuale që të diskutojë për dialogun e ardhshëm me Serbinë.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se nuk i janë përgjigjur kësaj ftese, sepse nuk do të jenë pjesë e këtyre takimeve.

Postimi i plotë: 

Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kemi pranuar një letër para dy ditësh ku ftohej Kryetari i LVV, Albin Kurti që të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë. Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve. /Lajmi.net/ 

Comments