Krasniqi, Balajt: Zv/kryeministre në zyrën e kujt je, a i hoqi simbolet shtetërore Hoti apo Abazi?
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pyetur zv/kryeministren, Albulena Balaj e cila tha se në zyrën e saj kur ka shkuar nuk ka pasur simbole shtetërore.
Krasniqi ka kërkuar të specifikojë se në zyrën e kujt është zhvendosur zv/kryeministrja e cila, sipas tij, ka dhënë një deklaratë shqetësuese që personat paraprak kanë bërë shkelje të ligjit.
“Zv/kryeministre dhatë një deklaratë shqetësuese. Në zyrën e cilit zv/kryeminister jeni të Hotit apo të Abazit, cili nga këta i ka larguar simbolet shtetërore”, ka thënë ai.
Ndërsa në replikën e zv/kryeministres, Albulena Balaj tha se administrata duhet të jap përgjigje dhe se nuk e di kush ka qenë paraprakisht aty.
“Nuk ka pasur flamur, deklaratë të pavarësisë. Administrata mundet me ditë dhe duhet të informojë”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/