Hoxha Elvis Naçi në konakun e familjes së Jakup efendi Asipit
Hoxha Elvis Naçi sot po qëndron në Sllupçan të Kumanovës ku ka realizuar një ligjërat të ditës së xhuma në xhaminë e Jakup efendi Asipit, ka realizuar vizitë tek varrezat e dëshmorëve në Sllupçan si dhe në orën 17 do të mbaj tribunën e shumë pritur në sallën e sportit të shkollës fillore Faik Konica.
Elvis Naçi sot vizitoi edhe konakun e familjes së Jakup efendi Asipit ku u prit nga familjarët e hoxhës së ndjerë.
Përndryshe, konaku i Jakup efendi Asipit njihet për vizitat e shpeshta që bëhen atje nga hoxhallarë të ndryshëm, politikan, profesor universitar e shumë njerëz të thjeshtë.