Hoxha: Vetëvendosje është kundër bombave, por Mentor Shala është njeri i korruptuar

244

hoxha

Lëvizja Vetëvendosje është kategorikisht kundër bombave e dhunës, por hedhja e tyre nuk nënkupton që ne të ndalemi me kritika, sepse Radio Televizioni i Kosovës është i kapur, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha.

“Jemi kundër bombave dhe përshkallëzimit të dhunës, por kjo nuk do të thotë që do t’i ndalim kritikat ndaj Mentor Shalës i cili është një njeri i korruptuar”, ka thënë Hoxha.

“Një prej caqeve të para nga pushteti ka qenë kapja e RTK-së dhe vendosja e një personi si Mentor Shala në krye të saj”.

Prandaj Hoxha ka thënë se “Vetëvendosje as nuk do ta shtojë as nuk do ta ndalë kritikën ndaj zaptuesve. Bombat dhuna nuk është zgjidhje, por zgjidhje është protesta popullore që i detyron të zmbrapsen”.

Comments