Hyseni: Askush nuk mund ta luftojë ekstremizmin i vetëm

413

Hyseni: Askush nuk mund ta luftojë ekstremizmin i vetëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka deklaruar se vetëm bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar, mund të jetë i suksesshëm në luftën kundër ekstremizmit dhe qasjes radikaliste.

Ai në seminarit “Rose Roth” të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka thënë se radikalizmi i shoqërive të ndryshme tashmë janë probleme komplekse dhe nuk janë probleme ekskluzivisht të një vendi por janë probleme trans-nacionale

“Ne në Kosovë ka një vit që kemi aprovuar strategjinë për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, askush veçmas nuk mund ta luftojë këtë të keqe por vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtare. Kosova ka demonstruar si askush tjetër më shumë gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe rezultatet janë evidentët, kemi një vit që nuk kemi regjistruar asnjë qytetar që të ketë shkuar në Siri dhe Irak, nuk përjashtojmë mundësinë që ndonjë i radikalizuar të gjejë rrugë të treta”, tha ai.

Ministri Hyseni shtoi se rezultatet në Kosovë janë të prekshme dhe vije si rezultat i zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.“Prokuroria dhe Gjyqësia e Kosovës kanë vepruar dhe tash kemi numër të madh të arrestuarve. Ne ministri theks të veçantë kemi vene tek parandalimi. Kemi bërë punë të madhe me gjithë spektrin politik, bashkësitë fetare, shkollat. Ne mendojmë që zgjidhja është të parandalimi të kundër mesazhi e jo tel përballja me pasojat. Synim i shoqërisë sonë është që t’i parandalojmë pasojat dhe të intervenojmë sa më herët që është e mundur. Përmes fushatave në shkolla në xhami, kisha e komunitet, këtë po e bëjmë çdo ditë. Vitin e kaluar dhe këtë vit kam vizituar çdo komunë të Kosovës në përjashtim të katër komunave në veri, kemi debatuar hapur rreth nevojës së një fushate të fuqishme kundër radikalizmit dhe ekstremizmit”, tha ai.

Comments