Hysni Shaqiri, deputeti që nuk u pajtua me favorizimin e Zajazit në dëm të Sllupçanit!

245

sefer-tahiri

SEFER TAHIRI

Debat në “Rruga drejt” mi përdorimin e gjuhës shqipe në nivel zyrtar!
Në debat merr pjesë edhe Hysni Shaqiri, deputeti që e braktisi Kuvendin për t’iu bashkëngjitur radhëve të ish UÇK-së. Kur kolegu Blerim Hyseni i telefonoi ai me një zë pohues u përgjigj “Po, jam atje ku mendoni, në vijën e parë të frontit”.
Shaqiri deputeti që e legjitimoi në nivel ndërkombëtar luftën e 2001 në këtë formacion ushtarak ishte vetëm ushtar, atëherë kur komandantët ishin me bollëk!
Nuk mund të pajtohej me faktin që Kumanova nuk u bashkua me Likovën, e merrte shumë për zemër kur ministrat e ndryshëm që i vardiseshin liderit të tyre më shumë para lëshonin për Zajazin (vendlindjen e Alisë) se sa për Sllupçanin dhe rajonin e Likovës, i cili sapo kishte dalë thuajse i shkatërruar nga lufta e vitit 2001.
Hysni Shaqirin, bashkë me një koleg tjetër, e kam takuar në vitin 2004, ditën kur e ka braktisur BDI-në, në zyrën e tij të Kuvendit dhe si sot më kujtohen fjalët e tij se gjithçka mund të durojë, por nuk shkel mbi dinjitetin e shqiptarit!
Kur e kishte ftuar Ali Ahmeti në takim, Shaqiri i kishte thënë se kishte shkuar që të pijë me të jo një, por dy kafe! Ia kishte numëruar të gjitha kritikat dhe vërejtjet Ahmetit.
Do thoni që Hysni Shaqiri nuk është edhe ndonjë politikan, por unë them që është faqebardhë dhe i dinjitetshëm, një njeri i cili të bardhës nuk i thotë e zezë dhe të zezës e bardhë.

Comments