I çmendur dhe budalla” – Baraliu me akuza të rënda ndaj Albin Kurtit
Bleron Baraliu, njohësi i zhvillimeve politike dhe dikur përkrahës i Albin Kurtit, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit pas zhvillimeve të fundit politike në vend.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Baraliu shkruan se kishte paralajmëruar që më 31 janar se Kosova mund të përballet sërish me zgjedhje, duke fajësuar drejtpërdrejt Kurtin për situatën politike.

Ai përdor edhe gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit, duke e quajtur atë “të çmendur” dhe “një budalla të papërmirësueshëm”.
“A e dini pse e kam ditë qysh më 31 janar që nuk ka qeveri, por sërish zgjedhje? Sepse Albin Kurti ka dëshmuar se është jo vetëm i çmendur, por i çmendur me konsistencë. Domethënë, thjesht një budalla i papërmirësueshëm”, ka shkruar Baraliu.


Comments are closed.