I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT PROFESOR BUJARIT (FOTO)
I është dhënë lamtumira e fundit profesorit Bujar Osmani nga Radusha cili pësoi nga një aksident i rëndë në rrugën që lidhë fshatrat Radushë- Orashë e Poshtme transmeton aktuale.
Varrimi i tij është bërë në varrezat e fshatit dhe nën praninë e mijëra njerëzve, miqve e xhematit të cilët kishin ardhur për të përcjellur atë për në banesën e fundit.
Xhamia e fshatit ka qenë e ngushtë për të mbledhur gjithë atë xhemat të madh, duke u solidarizuar kështu fuqishëm me familjen Osmani nga Radusha.
Në varrim kanë marrë pjesë edhe kolegët e punës nga “Zef Lush Marku”, ku drejtoria lexoi një fjalim të shkurtër kushtuar të ndjerit, njofton Aktuale.mk.
Ai humbi jetën mbrëmë teksa kthehej në shtëpi, pasi treni kishte goditur veturën e tij, ndërsa ka qenë baba i një djali 2 vjeç derisa pret edhe fëmijën e dytë.
Ndryshe, Bujari ka qenë arsimtar në shkollën e fshatit, ndësa së fundmi edhe profesor i gjuhës gjermane në shkollën e mesme “ZLM” në Shkup.