Identifikohet 40-vjeçari i ekzekutuar në Kashar. Ja emri

271

Identifikohet 40-vjeçari i ekzekutuar në Kashar. Ja emri

Trupi i pajetë i një 40-vjeçari është gjetur paraditen e sotme në Kashar, ndërsa mësohet se ai është vrarë me armë zjarri.

Pak orë pasi është gjetur trupi i pajetë, është bërë i mundur edhe identifikimi i tij.

Ai është Ardian Lleshi, banor i Kasharit, zonë edhe ku është gjetur trupi i pajetë dhe pranë tij ishte edhe një armë kallashnikov.

Comments