Infantino: Së shpejti Botëror me 48 skuadra!

Kreu i FIFA-s, Xhiani Infantino, është i vendosur për ta vazhduar projektin e tij për botërorin me 44 skuadra.
Këtë gjë kreu i FIFA-s e ka përsëritur ditën sotmen duke përsëritur deklaratën që i shton shanset Shqipërisë që shumë shpjet të luaj në një kampionat botëror.
Infantino ka folur edhe për moviolën në fushë duke thënë se tifozët ende nuk janë gati për këtë gjë.
Botërori me 48 skuadra? “Ka ardhur momentin që t’i japim pak frymëmarrje këtij kompeticioni. Edhe duke e bërë me 48 skuadra Botërorin, numri i Kombëtareve që do të kualifikohen do të jenë sërish nën 30 përqind të atyre që janë anëtarësuar në FIFA.”
Moviola në fushë? “Tifozët ende nuk janë gati për këte gjë. Ajo do të përdoret, por më parë duhet shpjeguar që t’a kuptojnë të gjithë se çfarë është.”
Bashkëpunimi me Maradonën? “Idetë e kampionëve më interesojnë gjithmonë. Nuk do t’a kem problem të bashkëpunoja me të në të ardhmen.”