Institucionet kulturore në Tetovë shpërfillen nga Ministria e Kulturës

333
fresco

 

midle

 

Këndi Amerikan në Tetovë rrezikon të humb aktivitetet që zhvillohen me rreth 15.000 anëtarë për shkak të mungesës së energjisë elektrike që prej dy muajsh. Kjo dukuri përsëritet shumë shpesh, ndërsa faji për këtë situatë adresohet tek Ministria e Kulturës e cila nuk shlyen borxhet për shfrytëzimin e energjisë.
“Shkaku është mos pagesa e fatura të energjisë, që i takon Shtëpisë për kulturë në Tetovë, respektivisht, Ministrisë për kulturë. Me këtë ne nuk mundë të administrojmë në mënyrë adekuate me qendrën e testimit për testet e standardizuara siç është TOEFL, dhe gjithashtu edhe qendrën për shërbime falas për studime në SHBA sepse nuk jemi në gjendje të komunikojmë në formën e duhur pa energji”, deklaroi Gëzim Sulejmani, drejtues i shoqatës Aurora. Me të njëjtin problem përballet edhe Shtëpia e Kulturës në Tetovë. Drejtuesit e këtij institucioni theksojnë se shpeshherë Ministria e Kulturës nuk paguan faturat. “Është lëshuar me datë 9 urdhëresa për bartjen e mjeteve nga të cilat mjete, atë matës e kemi zbrit në zero borxhin e matësit të këndit amerikan në këtë rast mirëpo, kjo nuk është realizuar ende nga Thesari i shtetit, që edhe mund të ndodh në çdo moment, por kur realizohet si realizohet nuk është në kompetencat e mia”, tha Haki Fazliu, drejtor i Shtëpisë së Kulturës Tetovë. Për shkak të ndërprerjes së herëpashershme të energjisë si pasojë e mospagesës, Shtëpia e Kulturës e ka të pamundur të zhvillojë aktivitetet e parapara, sidomos gjatë dimrit kur
gjithashtu me fajin e Ministrisë nuk bëhet furnizimi në kohë me lëndë djegëse.

 

Comments