IRI: Akoma nuk kemi realizuar asnjë anketë lidhur me zgjedhjet në Maqedoni, mediat shpekullojnë



Lajmi i sapo publikuar në disa portale , lidhur me një anketë që pritet të publikohet nesër nga ana e IRI-të, duket se është një spekulim, për faktin se kjo gjë demantohet pikërisht nga drejtuesit e kësaj institucioni .
ë
“Iri nuk do të bëj publike nesër ndonjë anketë, IRI planifikon që të realizojë një anketë gjatë këtij muaji, por më vonë. Programi i IRI-t në Maqedoni është pjesë e IRI-të me seli në Uashington. Kur do realizojmë këtë anketë, ajo do publikohet dhe në faqen zyrtare të IRI-t dhe do shpërndahet në të gjitha mediat e Maqedonisë dhe ato ndërkombëtare”, kështu bëjnë të ditur përfaqësuesit e IRI-t në Shkup në një prononcim për Agjencinë e lajmeve Zhurnal.
Zhurnal kontaktoi me përfaqësuesit e IRI-t në Maqedoni për faktin se filloi të shpërndahet një lajm në media lidhur me atë se kjo agjenci do të bëj publike nesër një anketë të re , e që akoma pa u publikuar anketa mediat nisën të bëjnë përllogaritjet e rezultateve të kësaj ankete e cila nuk ekziston e as nuk është realizuar.