Itali/ Transportonin emigrantë me makina private në kufirin ballkanik, 21 të arrestuar 

243
fresco

 

midle

klandestine1-680x365_c-388x246

Të akuzuar se kanë ndihmuar emigracionin e paligjshëm, policia italiane ka arrestuar 21 persona të cilët dyshohet se kanë kanë transportuar emigrantë sirianë për në Gjermani, Austri dhe Francë përmes makinave private.

Ky është bilanci i një operacioni policor në krahinat e Comos dhe Milanos si dhe në Belgjikë, Zvicër dhe Francë nga policia italiane, Shërbimi Qëndror Operativ dhe skuadra policore e Comos në bashkëpunim me ato të vendeve partnere evropiane.

Hetimi-tha policia në një deklaratë për mediat- kishte nisur që në vitin 2015 dhe arriti të mbledh prova ndaj grupit kriminal të përbërë nga 16 sirianë, dy tunizianë, një algjerian, një egjiptian dhe një libanez.

Ata operonin në disa vende europiane ku kryenin transferimet kryesisht nga Hungaria në Austri dhe Gjermani. Kryesisht të arrestuarit transportonin emigrantë sirianë të larguar nga zonat e luftës për shkak të konfliktit sirian.

Të dyshuarit, sipas policisë përdornin makina private për të transportuar emigrantët. Nga hetimi ka rezultuar se ishin rreth 300 vetura të regjistruara në disa kompanie të ndryshme që përdoreshin nga një rrjet i gjerë kontrabandistësh me nacionalitete të ndryshme.

Comments