Ivanov: Mandat për përbërje të Qeverisë së re pas sigurimit të dëshmisë për shumicë në Parlament

133
fresco

Mandat për përbërje të Qeverisë së re do të marrë partia apo koalicioni, i cili do të më njoftojë dhe dëshmojë se ka siguruar shumicën në Parlament.

Këtë e deklaroi sonte presidenti i vendit, Gjorge Ivanov pas konsultimeve me liderët e partive politike, të cilët fituan mandate në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

“Pas konsultimeve të realizuara, dëshiroj t’ju njoftoj se mandat për përbërje të Qeverisë së re do të marrë partia apo koalicioni i cili do të më njoftojë dhe dëshmojë se ka siguruar shumicën në Kuvend. Me fjalë të tjera – së pari vërtetim dhe dëshmi për shumicë, e më pas mandat për përbërje të Qeverisë së re, në pajtim me Nenin 90 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”, tha Ivanov në fjalim.

Ai theksoi se ka vendosur të bëjë konsultime me institucionet kompetente dhe partitë politike, qëllimi i të cilave është, siç thotë, t’i ndajë pikëpamjet e tij, t’i dëgjojë mendimet dhe qëndrimet e bashkëbiseduesve jo vetëm për prioritetet dhe interesat shtetërore por edhe për dalje, jo vetëm nga kriza politike, por edhe nga ajo, siç theksoi, krizë e cila më shumë i ngjan një krize kushtetuese dhe institucionale.

Sipas tij, zgjedhjet nuk çuan drejt daljes nga kriza politike prej dy vite e gjysmë, e cila në vend se përfundimisht të fillojë të zgjidhet, thotë. ka hyrë në fazë të re. Lidhur me vendimin për ndarje të mandatit për përbërje të qeverisë së re, tha se e bazon në Kushtetutë dhe nenin 90.

Sipas tij, krijuesi i kushtetutës ka paraparë vetëm një nen në Kushtetutë – e ai është neni 90.

“E shfrytëzova të drejtën dhe obligimin kushtetues. Duke  udhëhequr nga Kushtetuta, edhe pas konsуltimeve të bëra, më 9 janar 2017 mandatin ia besova Nikolla Gruevskit. Me këtë e respektova Kushtetutën, por në të njëjtën kohë u bëra konsekuent edhe ndaj praktikës së deritanishme”, tha Ivanov.

Gjatë konsultimeve, shtoi ai, u bisedua për të gjitha mundësitë dhe variantet në rast se askush nuk mund të sigurojë shumicë në Kuvend, me ç’rast theksoi, të gjitha obsionet mbeten të hapura.

Ai sot ka pasur takime të ndara edhe me liderët e LSDM-së Zoran Zaev, BDI-së Ali Ahmeti, Besës Bilall Kasami dhe Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela. Deklarata pas konsultimeve dhanë Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev.

Në konsultime me presidentin Ivanov, siç informojnë nga kabineti i tij, ishin ftuar edhe përfaqësuesit e PDSH-së.

Comments