Izrael, dy të vdekur e disa të plagosur në Jeruzalem

239
fresco

 

midle
Izrael, dy të vdekur e disa të plagosur në Jeruzalem

izrail1-620x330Një agresor me origjinë arabe qëlloi disa njerëz në Jeruzalem të dielën, duke lënë të vdekur 2 persona. Zëdhënësi i policisë izraelite Micky Rosenfeld tha se sulmi është kryer në stacionin e tramvajit para stacionit të policisë dhe se janë plagosur 6 izraelitë.

Pasi hapi zjarr, agresori i armatosur tentoi të largohej me shpejtësi nga vendngjarja, por u ndoq nga forcat e rendit, që iu përgjigjën të shtënave dhe e eliminuan atë fizikisht.

Gjatë vitit të fundit, të paktën 220 palestinezë janë vrarë në incidente të dhunshme në Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Rripin e Gazës. Prej tyre, 149 janë identifikuar nga autoritetet si agresorë, ndërsa të tjerët janë vrarë në protesta.

Comments