Ja asteroidi që për pak sa nuk u përplas me Tokën 

428

 

asteroidi1-634x445

Një asteroid, i gjatë dhjetë metra, ka kaluar mbrëmë 10 herë më afër Tokës, se Hëna.

Ky takim i afërt kaloi pa pasoja për planetin tonë dhe satelitët komunikues, meqë ky shkëmb nga gjithësia “fërshëlleu” mbi Polin e Jugut, ka konfirmuar NASA, transmeton Koha.net.

2016 RBI ka përmasat mes 7 e 16 metra të diametrit dhe, siç presin shkencëtarët, ky do të jetë takimi më i afërt i Tokës me ndonjë asteroid në gjysmë shekullin e ardhshëm.

Ai ka kaluar afër nesh në një distancë prej 40.000 kilometrash, ndërsa, sa për krahasim,Hëna është larg 384.000 kilometra.

Asteroidi u zbulua vetëm pardje dhe ishte i dukshëm vetëm në hemisferën e jugut.

Edhe një asteroid ka kaluar pranë Tokës, por në një distancë shumë më të madhe. Ai ka pasur diametrin madje 1,6 kilometrash dhe rastësisht po të ndodhej në rrugë drejt Tokës, do ta zhdukte gjithë njerëzimin.

Këto nuk do të jenë takimet e vetme që do të kemi këto ditë. Qysh javën e ardhshme pranë Tokës do të kalojë një asteroid 61 metrash. Kështu, më 17 shtator pranë nesh do të kalojë shkëmbi do të kalojë me shpejtësi 50 mijë kilometra në orë.

Comments