Reshjet e fundit në Hasanbeg dhe Stajkovc, banorët druajnë se mund të përsëriten vërshimet (VIDEO)

114

 

Moebel THEMA

vershime

Uji i kanalit që gjendet përreth autostradës u shkaktoi problem shtëpive të para të Stajkovcës. Banorët thonë se pas çdo reshjeve ky kanal përbën rrezik dhe se sipas tyre, ai nuk ishte pastruar që kur është ndërtuar autostrada.

Familja Pejçev që jetojnë në afërsi thonë ishin të frikësuar se reshjet e mbrëmshme të shiut përsëri do ta përmbysin shtëpinë e tij, që sapo ka filluar ta riparojë.

“Duheshe që mbrojtja e kanalit të ngrihet më lartë për shkak se ja mbrëmë ra shi dhe këtu është punuar vetëm kalimthi, kurse duhet të punohet më mirë. Tani përsëri është mbushur kanali, dhe uji nuk është pastruar”, u shpreh Jovçe Pejçev, banor i Stajkovcës.

“Nëse ka përsëri përmbytje, mjerët ne. Frikësohemi, edhe ne edhe fëmijët, më thonë, gjyshe të ikim nga këtu”, tha Milica Pejçeva, banore e Stajkovcës.

Edhe banorët e Hasanbegut thonë se janë në panikë nga reshjet e fundit të shiut.

“Jemi bërë njëjtë, pasi që kemi kaluar një tragjedi dhe s’kemi çka të bëjmë.  Të gjithë kemi ndenjur të zgjuar, askush nuk ka fjetur. Më së shumti problem është për fëmijët. Sepse kanë trauma dhe kur bie shiu ata fshehën nën batanije”, u shpreh Naip Rrahmani, banor i Hasanbegut.

Sipas tyre, duhet të ndërmerren masa të shpejta për rregullimin e infrastrukturës për parandalimin e vërshimeve. Zona më me rrezik është kanali pranë autostradës afër Stajkovcit, tek i cili janë lidhur edhe Hasanbegu, Haraçina dhe fshatra tjera./tv21

https://www.youtube.com/watch?v=DnyLj5QbObM

Comments