Ja sa persona kanë të drejtë vote për zgjedhjet e 11 dhjetorit

Në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit në Maqedoni të drejtë vote do të kenë 1.770.736 qytetarë ose 9.392 votues më pak se zgjedhjet parlamentare në 2014, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Numri i votuesve është zvogëluar edhe në njësinë e parë dhe të dytë zgjedhore, ndërsa rreth 8 mijë votues më pak ka në njësinë e parë zgjedhore në Shkup dhe në Kumanovë.
KSHZ-ja bëri të ditur se Lista zgjedhore u është dorëzuar të gjitha partive politike më 30 korrik. Lista ende nuk është mbyllur zyrtarisht. Kontrolli publik do të jetë i mundur prej 27 tetor deri më 16 nëntor.