Ja si e vajton vajza e axhës për vdekjen e të riut Eron Agaj (Foto)
Vdekja e dyfishtë dje gjatë ditës në Parkun e Qytetit të Prishtinës ka tronditur gjithë vendin. Dy të rinj Eron Agaj dhe Arianit Gashi u vranë derisa ishin në skuter në afërsi të Parkut të Qytetit.
Dorasi besohet të ketë qenë një shtetas nga Shqipëria. Shokët, shoqet e tij dhe familja kanë shkruar në Facebookun e Eron Agajt dje gjatë gjithë ditës, duke ndarë me të tjerët pikëllimin e madh për vdekjen e të riut. Gjithashtu në postime ka shkruar edhe vajza e axhës së tij, Majlinda Agaj Hyseni. Shkrimi i saj është mjaftë prekës: “Vajza e Një lajm i tmerrshëm dhe fatkeq, qe sikurse shkreptima e natës kur vjen, prishi qetesinë e familjes, miqve, atyre qe e kanë njohur! Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërinë!Lutjet le te shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japi forcë në momentin më të vështirë të jetës së Eronit!U prehsh ne paqe djali i axhes te pata vella e gjithqka Eron Agaj”. |