Ja zonat që i dridhi tërmeti i fuqishëm me epiqendër në Shkup, u ndje në Kosovë dhe Serbi (FOTO)

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane mesdhetare, tërmeti u ndje sot pasdite në ora 15:10, dhe ishte me magnitudë prej 5.3 gradë të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte 7 km në lindje të Shkupit.
Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët e Maqedonisë të cilët kanë lëshuar shtëpitë dhe banesat e tyre, njofton TetovaSot. Tërmeti u ndje në Serbi dhe Kosovë
Tronditje të reja kanë goditur Shkupi dhe qytetet e Maqedonisë, pasi sot në mëngjes në të njëjtën zonë u regjistruan dy dridhje të regjistruara nga rrjeti sizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me një magnitudë prej 3.9, gjegjësisht 2.8 gradë të shkallës Rihter.
Portali TetovaSot më poshtë ju sjell edhe zonat ku goditi tërmeti. Ku shihen edhe qytetet që u preken nga tërmeti, edhe atë të Maqedonisë, Sërbisë dhe Kosovës.