Komuna e Ohrit: LSDM-ja në mënyrë fiktive punësonte, ne punësojmë dhe paguajmë
Në mënyrë ekstreme dallojmë prej LSDM-së në sundim dhe në mënyrën e punësimit, reaguan nga Komuna e Ohrit pas akuzave të LSDM-së se kryetari i komunës, Nikolla Bakcarevski po i punëson bashkëpartiakët e tij në administratën komunale, transmeton TetovaSot.
“Ata kanë bërë punësime fiktive dhe për më shumë së gjysmën prej tyre nuk kanë paguar asnjë denar. Ne duke punuar i angazhojmë dhe punësojmë në pajtueshmëri me rregullat ligjore, paguajmë deri në denar për secilën minutë angazhim pune, ndërsa përveç kësaj i paguajmë edhe kompensimet për punësimet të cilat i kanë bërë, për qëllimet manipuluese pa ia shpërblyer atë që banorët e Ohrit me punë e kanë fituar”, qëndron në reagim.
Nga komuna thuan se partizimi ekstrem dhe nepotizmi kanë qenë formë esenciale e sundimit të LSDM-së.