Kampionët e Anglisë e nisin me humbje sezonin e ri

194

 

leicester

Leicester City është befasuar nga skuadra në krizë Hull City në ndeshjen hapëse të Premier Ligës.

Kampioni i Anglisë është mposhtur nga “Tigrat” me rezultat 2 me 1, për të filluar me humbje mbrojtjen e titullit.

Golin e parë për Hullin e realizoi Adama Diomande në minutat shtesë të pjesës së parë.

Riyad Mahrez në minutën e parë të pjesës së dytë realizoi nga penalltia për të barazuar rezultatin.

“Tigrave” fitoren e parë në Premier Ligë sivjet ua siguroi Robert Snodgrass në minutën e 57.

Comments