Kanali i Haraçinës rrezik i ri për banorët (VIDEO)

209

1

Banorët e Haracinës thonë se fshati i tyre pësoi dëme të mëdha nga vërshimet për shkak të problemit të pazgjidhur me kanalin kryesor që kalon pranë shtëpive. Ata rrëfejnë se uji që ka dal nga kanali ka përmbytur shtëpitë e tyre dhe ka shkatërruar gjithçka.

“Këtu është kanali kjo është e treta herë që hynë uji këtu , dalim lartë sot nesër sot nëse asgjë hynë ujë në shtëpi sa e rregullova tash , gjatë mijë euro kamë marrë kredit edhe tash e she nuk hiqet uji nga këtu,dil lartë thotë hajde nesër pasnesër pa kanalizim jemi, ama e kemi këtu edhe ajo është mbushur s’ka uji ka depërton”.

“Realiteti është se është ndërtuar një far pjesë por nga ura e poshtë ata kanë frike , pot ë mbushet ai do të depërtoje dhe shtëpitë do i prishë , shteti si shtet ata duhet ta shohë vetë , komuna s’ka buxhet shteti nuk lejon financa financat tjera kund i çojnë edhe Haraçina ka mbetur shkretë”

“Në asfalt këtu këta pusetat janë të zënta edhe s’ka uji ku të shkon ose do të hyje në shtëpi edhe ka për ti mbushur krejt edhe pasi që pusetata janë të zënta krejt”.

“Kanalizimi nuk kemi, komuna nuk merr asgjë , këtu do të hyjë s’ka ku të shkoje, s’ka asnjë mundësi me ndimu, bagera askush nuk lëshon askush me largu ujin, ose këtu hynë ose në bahçe, puset ujë për pijë s’kanë”.
Shkolla fillore Skënderbeu e cila gjendet në afërsi të kanalit të Haraçinës është mbushur me ujë. Nga reshjet kanë pësuar kompjuterët dhe sistemi i ngrohjes që ndodhen në podrumet e shkollës.
“Podrumet janë mbushur ne kemi nxehje qendrore aty kemi libra kompjuter ata të gjithë janë lagur edhe nuk besoj se do të jenë në funksion , ne kemi edhe oborrin se na ka bërë damë edhe jashtë për pastërti do një angazhim i madh do mure me ndërtua . Morëm iniciativë që vetë të zbrazim ujin vetë deri më tash ndihmë s’ka ardhur askush po presim”, tha Rexhep Bajrami, drejtor i shkollës fillore “Skëndërbeu”.
Pastrimi i kanalit të shumëpërfolur të Haracinës dhe ndërtimi i tij nga e para ka nisur që në vitin 2010 por ende nuk ka përfunduar. Zyrtarët shqiptarë duke nisur nga ish ministri i Ekologjisë Nexhati Jakupit, më pas Abdilaqim Ademi dhe Nurhan Izairi shumë here kanë qëndruar në Haraçinë prej ku kanë dhënë premtime boshe për ndërtimin e këtij kanali.

“Janë ndarë mjetet nga buxheti i Maqedonisë dhe përfundimisht projekti do të realizohet gjatë vitit 2012. Me kryetarin biseduam edhe për probleme tjera që tangojnë komunën si uji për pije, kanalizimi, infrastruktura dhe problemet tjera që i tangojnë banorët e Haraçinës”, pati deklaruar Abdulaqim Ademi më 15 tetor 2011, ish ministër i ekologjisë.

Banorët e Haracinës shprehen tepër të revoltuar nga mashtrimet e shumta të zyrtarëve shqiptarë dhe premtimeve boshe për ndërtimin e kanalit. Ata ftojnë përfaqësuesit shqiptarë sa më shpejtë të zgjidhin këtë problem i cili bëhet shkak për përmbytje në Haracinë cdo herë që ka reshje.

Comments