Kanalizim fekal në lagjen Pitarnicë, investim prej 30 mijë euro nga Komuna e Gostivarit (FOTO)

Një nga rrugët kryesore të lagjes “Pitarnicë”, në Gostivar përfundimisht zgjedh problemin me ujërat e zeza. Këto ditë janë duke vijuar punimet për ndërtimin e kanalizimit fekal me kapacitet për 250 shtëpi.
Për të ndjek punët nga afër, në terren doli kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, i cili me këtë rast potencoi që gati katër vite me qeverisjen lokale, në shumë vendbanime të Komunës së Gostivarit u ndërtuan rrjete kanalizimi.
“Sot ndodhemi në lagjen “Pitarnicë”, për të promovuar punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit të ujërave të zeza me gjatësi të rrjetit rreth 360 metra. Ky investim do tu shërbejë banorëve të lagjes. Vlera e investimit 1.8 milionë denarë ose rreth 30.000 euro, dhe mjetet janë siguruar nga buxheti i Komunës së Gostivarit. Zbatuesi i punimeve është Ndërmarrja Publike “Komunalec”. Komuna e Gostivarit do të vazhdon edhe në të ardhmen të ndërton kanalizimeve në vendbanimet ku ende nuk ka”, tha kryetari Bejta.
Na ka ngelur ndërtimi i kanalizimit në disa vendbanime dhe ndërtimi i Stacionit Filtrues për ujërat fekale, tha Bejta, që Komuna e Gostivarit njëherë e përgjithmonë të përmbyll problemin me ujërat e zeza.
I pranishëm në terren ishte edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Memedali Xhaferi, i cili potencoi që rruga aktualisht numëron shumë më pas amvisëri se kapaciteti i paraparë i kanalizimit për 250 shtëpi. Pasi lagja është në nderti, tha Xhaferi, duhej të planifikonim kapacitet më të madh të rrjetit të kanalizimit për afat më të gjatë kohorë. Xhaferi tha se punimet pritet të përmbyllen brenda këtyre ditëve.
Këshilltarja në Këshillin e Komunës së Gostivarit, Dafina Jovanovska – Stojanovska, tha se Këshilli Komunal dhe udhëheqja komunale kanë bashkëpunuar dhe kanë sjell vendime që kanë shkuar në llogari të interesit shoqëror.
Banorët e lagjes u shprehen të kënaqur nga ky investim i Komunës së Gostivarit, duke shtuar që kryetari Bejta vazhdimisht ka bërë investime dhe vazhdimisht ka qenë përkrah popullatës së kësaj lagje.