Nëna me lot në sy kërkon ndihmë: Fëmijës i del gjak nga sytë, s’kam lekë ta përballoj

94
Nëna me lot në sy kërkon ndihmë: Fëmijës i del gjak nga sytë, s’kam lekë ta përballoj

Moebel THEMA

Admira Nika, nënë e një fëmije të vogël, ka shkruajtur pranë redaksisë sonë me shpresën se dikush do ta ndihmojë për t’i dhënë jetë fëmijës së saj. Ajo shprehet se fëmija i saj ka probleme me sytë, i rrjedhin gjak dhe nuk ka mundësi ekonomike për ta ndjekur nëpër spitale.

Nika shprehet se jeton në shtëpi me qira dhe se nuk kanë as vend ku të vendosin sendet dhe rrobat si dhe në 2 dhoma jetojnë gjashtë persona.

Apeli për ndihmë:

“Ju lutem jam një nënë e re në kushte shumë të vështira ekonomike, po ju shkruaj me lot në sy, bebin e kam të vogël dhe nuk kam mundësi me ia plotësu kushtet. Ai është shumë keq, ka të dy sytë të sëmurë, ju lutem më ndihmoni sinqerisht! Mendoni si për bebin tuaj, vendoseni dorën në zemër. I rrjedhin gjak në sy, s’di ç’të bëj me të, unë s’kam mundësi ekonomike që ta përballoj. Vetë jam pa punë, jetojmë 6 veta në dy dhoma. Jetojmë në shtëpi me qera tek “Kafja e Rremes”, krejt jetojmë në dy dhoma. Kushte nuk kam, edhe ca rroba që mi kanë fal i kam nëpër çanta e nëpër kartona se s’kam ku t’i vë”.

Kush ka mundësi ta ndihmojë këtë nënë qoftë financiarisht qoftë me sende dhe rroba, le të kontaktojnë me vetë personin në këtë numër telefoni: 0684548386

Nr i bankes raiffaissen bank: Edmira Nika  0001933061

femije3

Comments