Kasami-Yannakakis: U bisedua për zgjedhjet dhe për marrëdhëniet Maqedoni-Greqi

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot ka takuar ambasadorin e Greqisë në Maqedoni, Dimitris Yannakakis.
Në takim u bisedua rreth platformës politike të kësaj partie.
Gjithashtu u bisedua për marrëdhëniet Greqi-Maqedoni, dhe gjetjen e një zgjidhje për çështjen e emrit.
Të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla në frymë miqësore të vijnojnë edhe në të ardhmen.