KE-ja kërkon nga Kosova e Serbia zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes

138
fresco

Komisioni Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

Në raportin vjetor rikujtohen palët se Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht obliguese dhe se formalitetet rreth miratimit të saj nuk duhet të pengojnë zbatimin.

Komisioni Evropian këtë pasdite do të publikojë raportet vjetore të secilit shtet që bën pjesë në procesin e zgjerimit. Bëhet fjalë për dokumentin më të rëndësishëm për vendet që mëtojnë anëtarësimin në BE, ku pasqyrohen arritjet, por edhe mungesa e tyre, në reformat kyç në procesin e integrimeve evropiane.

Normalizimi i marrëdhënieve, konsiderohet kusht thelbësor në rrugën evropiane si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Të dyja palët rikujtohen se në mungesë të progresit, të dyja palët rrezikojnë të humbin raste të rëndësishme.

Kapitull i veçantë i kushtohet situatës në veri, ku do cilësohet se tensionet gjatë këtij viti mbetën të larta.

Kosova kritikohet se ka kryer aktivitete në veri të cilat, cilësohen se janë në kundërshtim me detyrimet e saj në kuadër të dialogut.

Serbia nga ana tjetër kritikohet për hapat të pamjaftueshëm të Serbisë për të siguruar përgjegjësi për sulmet në Banjskë. Kjo ngjarje sipas cilësimeve në raport, “përbën përshkallëzimin më të rëndë të viteve të fundit”.

Kosovës gjithashtu i kërkohen hapa drejt formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, konform propozimit evropian të vitit të kaluar.

Sa i përket aplikimit për marrjen e statusit të kandidatit, të cilin Kosova e ka dorëzuar në dhjetor të vitit 2022, KE shprehë gatishmërinë që të përgatitë opinion për këtë aplikimin, sapo këtë ta kërkojë Këshilli i BE-së.

Comments