KE vlerëson ecurinë për 5 prioritetet: Përparim i qendrueshëm

309
fresco

midle

Bashkimi EuropianKomisioni Europian në raportin e saj ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në raportin  siguruar  nga Zëri i Amerikës, nga ana e tij, bën një përshkrim të zhvillimeve që nga shtatori i kaluar si dhe vlerëson ecurinë në përmbushjen e 5 përparësive kyçe, për të cilat siç theksohet në paragrafin për rekomandimin, njihet një “përparim i qëndrueshëm”.

Reforma e administratës publike

Raporti vlerëson se pozitivisht “zbatimin e proçedurave më transparente të rekrutimit të punonjësve të shërbimit civil si dhe zbatimin e reformës së administratës publike dhe reformës së manaxhimit të financave publike ka vazhduar”. Nga ana tjetër Komisioni thekson se “përparimi i mëtejshëm është thelbësor për të konsoliduar arritjet drejt një administrate publike me efikase, më të depolitizuar dhe më profesionale”

Sistemi gjyqësor

Raporti vë në dukje se “janë miratuar amendamentet kushtetuese lidhur me funsionimin dhe organizimin e sistemit gjyqësor. Kjo i hap rrugën një reforme gjithëpërfshirëse e të plotë. Puna lidhur me legjislacionin për vënien në zbatim të reformës ka ecur përpara: ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe një set ligjesh kyçe për riorganizimin e strukturave të drejtësisë, janë miratuar. Po ashtu, tekstet për rreth 40 ligje të tjera janë në faza të ndryshme të përgatitjes”. Brukseli ndërkaq vë në dukje se “Përparim i mëtejshëm nevojitet për të miratuar dhe zbatuar këto ligje. Administrimi i gjyqësorit vazhdon të jetë i ngadaltë dhe jo efikas: korrupsioni mbetet mbizotëruesë në të gjithë sektorin”.

Lufta kundër korrupsionit

Raporti vëren se “është miratuar ligji për mbrojtjen e bilbil-fryrësve. Prokurorët dhe punonjësit e policisë fituan më shumë akses në rregjistrat kombëtarë elektronikë, më qëllim që të shkëmbenin informacione sensitive dhe të rrisnin efikasitetin e hetimeve”. Por Brukseli kërkon “përparim të mëtejshëm për të konsoliduar një historik të qëndrueshëm të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve. Më shumë përpjekje për të luftuar korrupsionin në nivele të larta. Hetimet proaktive, vlerësimet sistematike të rriskut dhe bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të përmirësohen. Korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz”.

Lufta kundër krimit të organizuar

Në raport theksohet se “disa përparime janë bërë, në veçanti në identifikimin dhe shkatërrimin e plantacioneve me cannabis sativa. Policia është modernizuar dhe bashkëpunimi policor ndërkombëtar është intensifikuar”. Ndërkaq, sipas Komisionit “bashkëpunimi mes policisë dhe prokurorisë duhet forcuar më tej për të shkatërruar në mënyrë efikase rrjetet kriminale. Numri i dënimeve për rastet e krimit të organizuar mbetet ende i ulët, duke shënuar vetëm një rritje të lehtë vitet e fundit. Hetimet financiare ndaj grupeve të organizatave kriminale nuk përdoren sistematikisht dhe në mënyrë efikase. Historiku i ngrirjes apo konfiskimit të pasurive të vëna ilegalisht mbetet shumë i varfër”.

Lidhur me zhvillimet në Shqipëri raporti thekson se “duke kapërcyer polarizimin e mëparshëm, Parlamenti miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese për të nisur një reformë të thellë dhe gjithëpërfshirëse të sistemit të drejtësisë dhe përjashtimin e shkelësve me rekorde kriminale nga funksionet publike”. Ndrësa lidhur me reformën zgjedhore nënvizon se “Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të 2017, Shqipëria pritet të adoptojë në kohën e duhur amendamentet e Kodit elektoral dhe reformat e lidhura me të. Këto duhet të adresojnë në veçanti mungesën e pavarësisë dhe profesionalizmit në administratën elektorale”.

Për të tretin vit me radhë Komisioni vlerëson politikën e jashtme shqiptare dhe qëndrimin e saj konstant në përputhje me atë të Bashkimit europian. Politika e jashtem e vendit vlerësohet të ketë “një nivel të mirë përgatitjeje” dhe se “ka bërë disa përparime gjatë vitit të fundit. Lidhur me politikën e jashte dhe të sigurisë së përbashkët, Shqipëria ka qenë de facto plotësisht në linjë me të gjithë deklaratat e rëndësishme të BE-së dhe vendimet e Këshillit. Shqipëria u përshtat me të gjitha masat kufizuese të ndërmarra nga BE-ja

9 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Comments