Rama: Zbatimi i vettingut, rruga që çon Shqipërinë në BE

358

rama-vlahutin-642x356Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin i dorëzoi sot kryeministri Rama raportin vjetor 2016, në të cilin përfshihet edhe dhënia e rekomandimit për çeljen e negociatave  me Shqipërinë për integrimin e vendit në BE. Gjatë fjalës së saj, ajo tha se  Shqipëria ka bërë hapa pozitive, por që duhet të punojë për zbatimin e reformës në drejtësisë, me konkretisht vettingut.

Kryeministri Edi Rama tha se kjo është një arritje jo e vogël dhe se qeveria duhet të vazhdojë procesin e reformimit të shtetit, veçanërisht atë të drejtësisë.

“Kur erdhëm në qeveri, Shqipëria ishte një vend i refuzuar 3 herë. Axhenda e re reformiste, i hapi rrugën vendit për çeljen e negociatave.  Vendi ynë e mori statusin e vendit kandidat në BE dhe sot pas dy vjetësh, përpjekjesh të mëdha e bindëse, pasi morëm statusin, Shqipëria sapo ka marrë rekomandimin për çeljen e negociatave. Kjo ka një domethënie.  Axhenda jonë referomiste e një beteje ta pe epur reformiste na hapi rrugën drejt BE-së.  Për reformat e bëra na kanë dhënë të drejtë edhe ndërkombëtarët. Komisioni Europian, e ka vlerësuar aq pozitivisht progresin e bërë përmes reformave, sa ka ndezur dritën jeshile për lejen e negociatave me Shqipërinë.

Shqiptarët dëgjuan se edhe kanabisi do të ishte kusht për çeljen e negociatave e të tjera e të tjera. Edhe një këta që u refuzuan për 3 vite rresht ku kërkonin statusin, dy ditë më parë dolën hapur kundër rekomandimit për çeljen e negociatave, por Shqipëria e ka marrë rekomandimin pa kushte. Por duhet të vazhdojë puna për zbatimin e reformës në drejtës, konkretisht për vettingun e gjykatësve dhe prokurorëve.

E vetmja pikë e BE-së, është ecuria në zbatimin në reformën në drejtësi, dhe konkretisht zbatimi i ligjit të vettingut. Nuk do as mend as kalem që ky kusht, është që premisa që kjo qeveri i ka dhënë vetes dhe nuk na e ka diktuar askush. Ashtu si kundër ne i kemi bërë reformat jo se na i kërkon Brukseli, por sepse ua kemi borxh fëmijëve tanë. E nënvizoj këtë fakt, pasi kam bindjen që Shqipëria Europiane, ndërtohet duke ndjekur rrugën e BE, e cila është e vetmja që shërben për ndërtimin e shtetit”, tha Rama.

9 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Comments