Kelmendit i dorëzohet shpërblimi nga Qeveria për suksesin e arritur në Rio (FOTO)

509
fresco

midle

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka ndarë shpërblimin shtetëror kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit dhe trajnerit të saj, Driton Kuka, për medaljen e parë të artë që i sollën Republikës së Kosovës.

Ministri Kujtim Shala ka ndarë mirënjohje për Mjalinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën, duke thënë se të dyja kanë vendosur standard për xhudon ndërkombëtare.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë bashkë me ju si deri tani, dhe të ndihmojmë aq sa mundemi dhe të mos ndërhyjmë asnjëherë në punë të organizimit. Ceremonia dhe çmimet që merrni sot janë meritë e juaja dhe asnjë obligim i yni. Shpresoj dhe besoj qe ky vullnet është shpresa e sportit të Kosovës”, ka thënë ai.

Xhudistja Majlinda Kelmendi i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës, ku më 7 gusht në Rio de Janiero të Brazilit shkëlqeu në finale kundër italianes, Odette Giuffrida.

Për triumfin e saj Kelmendi fitoi 100 mijë euro në “Rio 2016”, derisa Kuka është shërbyer me 50 mijë euro.

Comments