
Vetëm katër ditë pas publikimit të videoklipit, projekti më i ri i Dua Lipës, është klikuar më shumë se 8 milion herë në YouTube.
Vetë Dua Lipa, përmes profilit të saj në rrjetin social Instagram ndau me fansat e saj gëzimin për suksesin e “New Rules”.

“Duke i kthyer idetë e çmendura në realitet. “New Rules” për vetëm katër ditë ka arritur has 8 MILIONË KLIKIME”, ka shkruar Dua Lipa.Për suksesin që po shënon me projektin të saj të ri, Dua nuk ka harruar të falënderojë edhe ekipin e saj.
“Faleminderit ekipi im i ëndrrave”, ka shkruar tutje Dua, duke etiketuar bashkëpunëtorët e saj.