Këtë mbrëmje delegacioni ynë (rus), do të jetë te vendi ku do të presim palën ukrainase, tha Peskov

3,947

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se delegacioni rus do të jetë “te vendi”, për raundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën – duke mos dhënë detaje shtesë për lokacionin apo formatin e bisedimeve.

“Këtë mbrëmje, delegacioni ynë do të jetë te vendi duke pritur palën ukrainase”, tha Peskov gjatë një konference për media.

“Delegacioni ynë do të jetë gati për vazhdimin e bisedimeve sonte”, shtoi Peskov.

Ai refuzoi të jap detaje për lokacionin ku do të mbahet raundi i dytë i bisedimeve.

Comments