Kryeministri i Britanisë telefonon Zelenskyn, paralajmëron “goditje” tjera ndaj Rusisë

299

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në lidhje me këtë bisedë kanë dhënë detaje nga Londra.

“Kryeministri i ka thënë presidentit Zelenksyy se Britania e Madhe mblodhi sot anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për të siguruar dënimin më të ashpër të mundshëm të Rusisë në mbledhjen e OKB-së të kësaj pasdite në Nju Jork”, tha një zëdhënëse, raporton Sky News, përcjell lajmi.net

“Duke ndarë neverinë e tij për sulmet në Ukrainë, kryeministri tha se Britania e Madhe po bënte gjithçka që ishte e mundur për të mbështetur popullin ukrainas dhe rezistencën e tij.

“Presidenti Zelenskyy ka falënderuar kryeministrin e Britanisë për mbështetjen dhe lidërshipin në ndihmën për mbrojtjen e Ukrainës, për cilat tha se kanë qenë vitale në mposhtjen e forcave ruse”.

“Të dy liderët u pajtuan se sanksionet duhet të jenë edhe me të ashpra për të vendosur presion maksimal mbi Putinin”. /Lajmi.net/

Comments