Fitojnë Shkupi dhe Shkëndija, humb Struga

283

Xhiroja e 29-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut pasditën e kësaj të diele ka sjell gjashtë ndeshje në program. Fitore në këtë xhiro morën Shkëndija, Shkupi dhe Voska Sport, teksa gabuan kampionët në fuqi, Struga, ku pësuan humbje në shtëpi nga Sileksi.

Shkupi në minutat shtesë të sfidës të luajtur në Çair mori triumf me rezultat 3:2 përballë Tikveshit. Shkëndija në Tetovë fitoi duelin me Gostivarit me rezultatin bindës 4:1, përderisa edhe Voska Sport në Ohër triumfoi me shifra bindëse 4:0 kundër Bregallnicës së Shtipit. Në dy takimet tjera të luajtura ditën e sotme, Brera mundi Vardarin me rezultat 2:0, ndërsa takimi Rabotniçki – Makedonija Gjorçe Petrov u mbyll me barazim 1:1.

Comments