Këto katër skuadra kualifikohen tutje në L.K (FOTO)

289

ucl-atletico

Arsenali, PSG, Atletico Madrid dhe Bayern Munchen janë katër skuadrat që kanë siguruar sot kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Kampionëve.

Arsenali fitoi me përmbysje kundër Ludogorets, edhe pse pësoi shumë shpejt dy gola, ndërsa kontributin e tij në këtë përmbysje e dha edhe Granit Xhaka me golin e tij.

Ndërkaq, PSG fitoi me një gol në minutën e fundit ndaj Bazelit për të vazhduar më tej në turne, ndërsa është në garë me “topçinjtë” për vendin e parë në grup.

Edhe Bayerni fitoi me përmbysje ndaj PSV-së, falë dygolëshit të Lewandowskit. Edhe pse skuadra e Ançelotit kaloi në turin tjetër, ajo mbetet ende në vendin e dytë në grup, pas Atletico Madridit, që fitoi me një gol në minutat shtesë të Griezman.

Ndër rezultatet e tjera të natës bie në sy përmbysja e çmendur e Manchester Cutyt ndaj Barcelonës, ku skuadra e Guardiolës me në fund dhuroi një paraqitje bindëse duke mundur katalanasit dhe rihapur plotësisht diskutimin e kualifikimit.

Comments