Era që po fryn në velat e Maks Velos rrezik kombëtar
Nga – Besmir Semanaj
Marks Velo, jam antiverior e antimysliman. Po ta shtjellojmë pak me qarte Maksi ndryshe është antimysliman dhe antikatolik. Dihet qe pjesa jo myslimane e veriut është katolike. Laci, Fushkruja, Dugagjini, Lezha kane një përbërje prej me shume se 90% katolik. Kjo është dhe pjesa ku ndodhët 80% e katolicizmit Shqiptar.
Ja ku na del një lufte e pastër fetare ndaj 2 besimeve me paqësorë ne Shqipëri dhe një përçarje kombëtare e mire organizuar. Velo thotë: “Xhihadistët kosovarë na kanë poshtëruar si asnjë tjetër me Skënderbeun mostër”
Pike se pari përdorimi i termit Kosovar është përçarje, tradhti kombëtare sepse ata janë shqiptare te Kosovës. Përdorimi i termit “Kosovar” e nxjerr Kosoven ne kontekstin e kombit, pra na del dhe një komb tjetër jo Shqiptar. Përdorimi i termit Kosovar dhe Nene Terezën e Ben Maqedonase. Kjo është shume e rrezikshme nëse e mendojmë te shtrire ne kohe.
Se dyti: Përmendja e Skënderbeut sa për te lare gojën dhe duke i sulmuar vendlindjen, varrin, dhe besimin tregon se sa i pa skrupullt dhe sa i pështire është zotëria ne fjale.
Velo nuk është jugor, Velo nuk është as Ortodoks. Velo është ortodoks Grek. Shkurt antishqiptar. Velo po çon ujë ne mullirin e klaneve antishqiptare. Dhe kanalin e këtij uji po e hapen mbi Myslimanet, Katoliket dhe Verioret.
Shume miq me thonë Velo ka rrjedhur. Pse merresh me te? Jam plotësisht dakord qe Velo ka rrjedhur por nga ana tjetër jam i sigurte qe ata qe shtynë Velon te shkruaj dhe ata qe ja botojnë shkrimet lere qe nuk kane rrjedhur por kane plane antishqiptare. Velo është thjesht nje plak matuf qe jeton akoma me hijen e Enverit dhe i pëlqen qe ta përdorin kundër Shqiptareve dhe Shqipërisë.
Jemi ne një pike ku shteti shqiptar duhet te ndërhyje sepse po cenohet siguria kombëtare. Jemi ne një pike ku po nxitet urrejtje fetare dhe po behet përçarje kombëtare duke e ndare Shqipërinë ne jug dhe veri. Jemi ne një pike ku te mirët e këtij vendi janë ata qe çojnë ujë ne mullirin e Grekut.
Nëse një Hoxhe, intelektual ose besimtar Mysliman do shkruante për një besim fetar cfare shkruan Maks Velo për Islamin do quhej terrorist. Do arrestohej për nxitje te urrejtjes fetare dhe rrezikshmëri kombetare. Them qe mire do ja bënin. Por dhe Maksin mos e harroni. Ligji duhet te veproj per këdo njësoj. Duhet te hetohet Velo dhe mediat dhe gazetaret qe ja botojnë thirrjet për përçarje kombëtare. Sot rrezik për Shqipërinë nuk është ISIS sepse myslimanet shqiptare jane distancuar dhe e kane dënuar. Hoxhallaret dhe teologet e kane refuzuar dhe përbuzur. Rrezik kombëtar është Maks velo, me shume se Velo është era qe po fryn ne velat e Velos. Kujdes nga kjo ere se Shqipëria është ne rrezik.
Jam mysliman verior dhe jam krenar. Jam krenar dhe i lumtur qe miqtë me te mire i kam nga jugu.
*Ky shkrim është pergjigje për shkrimin e mëparshëm të antishqiptarit Velo por që i jep përgjigje dhe shkrimit te fundit