KFOR-i ultimatum serbëve: Ose lironi hapësirat, ose do t’iu detyrojmë t’i lironi

574

KFOR-i në veri ua ka ofruar liderëve të Listës Serbe dy opsione konkrete për kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me turmën e mbledhur tek objektet e komunave.
Ata kanë kërkuar nga ta që t’u kërkojnë serbëve të lirojnë hapësirën në mënyrë që automjetet e policisë të mund të lëvizin jashtë turmës, shkruan lajmi.net.

Kjo sipas përfaqësuesve të KFOR-it, do të bëhet ose me qejf, ose me forcë – dhe nëse shkohet sipas kësaj të dytës, ata do të detyrohen të lëvizin masën të paktën 30 metra prapa.

Pas kësaj bisede, Rakiq ka kërkuar që të sillet komandanti i KFOR-it për bisedë dhe jo përfaqësues të rangut më të ulët. /Lajmi.net/

Comments