Kinezët kompletojnë ndërtimin e urës më të lartë në botë (FOTO)
Inxhinierët kinezë kanë kompletuar ndërtimin e urës që lidhë dy bjeshkë të këtij vendi, e cila tash është më e larta në botë, shkruan DailyMail.
Ura e Beipanjiang është e lartë 565 metra, kurse bashkon provincat Yunnan dhe Guizhou.
Ndërtimi i saj ka marrë kohë afro tre vjet, kurse ka kushtuar 88 milionë funta, transmeton Klan Kosova.