Kjo është ajo çka lanë pas veti kur u larguan kriminelët serb nga Mushtishti (Foto)
Qindra banorë të Mushtishtit që nga orët e hershme të mëngjesit nuk lejuan serbët e zhvendosur të futen në fshatin e tyre për të kremtuar një festë lokale ortodokse.
Arsyeja e banorëve shqiptarë të kësaj ane ishte krimi që bënë familjarët e këtyre serbëve në vitin 98-99.
Se paramilitarët serbë bënë krime në fshatin Mushtisht të Suharekës e dëshmojnë edhe këto fotografi.
Ndryshe, serbët e zhvendosur nuk u lejuan sot ta shënojnë një festë lokale ortodokse. Ata u larguan pa e vizituar këtë fshat. Qeveria e Kosovës u deklaruar se serbët patën drejtë të kthehen në pronat e tyre.
Ndërsa presidenti i Republikës, Hashim Thaçi tha se serbët kanë të drejtë të kthehen.
Njëjtë u deklarua edhe kryeparlamentari Kadri Veseli. Sipas tij, zhvillimet në Mushtisht mund të keqpërdoren nga Serbia.
Kurse sipas zyres së BE-së në Prishtinë e drejta për kthim të serbëve është e nevojshme. /Indeksonline/