Klasikja e futbollit gjerman, B.Dortmund mposht Bajern Mynih

362
fresco

midle

DortmundBorusia e Dortmundit fitoi klasiken e futbollit gjerman me Bajernin e Mynihut duke triumfuar 1-0 përpara murit të saj të verdhë të “Signal Iduna Park”. Goli i Aubameyang që në minutëne 11-të i dha fitoren skuadrës së Tuchelit pas një ndeshje shumë të luftuar, që bën Bajernin të humbasë kreun e Bundesligës, me pesë ekipe që janë në garë për titullin pasi ndahen nga vetëm 6 pikë.

Ndeshja në fakt foli më shumë për bavarezët, por fitoren në fund e mori Dortmund dhe për shkak se në pjesën e parë arriti të dërgojë topin në rrjetë. Bajern dominoi në të dytën, teksa në të 61-tën goditi dhe traversën me spanjollin, Alonso, ndërsa 6 minuta më parë ishte Ribery, që pa t’i anullohej një gol. Bajerni pavarësisht se e kërkoi golin nuk arriti ta gjejë dot atë dhe në fund, festa ishte për Dortmund, që pas shtatë ndeshjes arriti më në fund ta mundë Bajernin, që për herë të parë në këtë kampionat nuk është në krye.

19 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Comments