KMDLNj e gatshme ta vizitojë Thaçin në burgun e Nishit

158

KMDLNj e gatshme ta vizitojë Thaçin në burgun e Nishit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë përmes Zyrës së Kosovës në Beograd ka kërkuar të krijohen kushtet që monitorues të kësaj organizate ta vizitojnë Drejtorin e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi i cili po mbahet i paraburgosur në burgun në Nish.

“KMDLNj ka kërkuar nga  Valdet Sadiku që  si udhëheqës i Zyrës së Kosovës në Beograd të ndihmojë monitoruesit e KMDLNj- së në mënyrë që të krijohen kushtet për vizitë”, thuhet në komunikatën e KMLDNJ-së.   Sipas njoftimit mandati i  KMDLNj -së është të vizitojë personat e privuar nga liria në territorin e Kosovës sikur edhe në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni, në rast se sigurohet leja dhe ky monitorim i mbështetur nga KFOS përfshinë vetëm shtetasit e Kosovës që mbahen në paraburgim apo janë në vuajtje të dënimit në këto shtete.

Comments