KMDLNj ka njoftuar se disa herë ka vizituar Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, vetëm dy muaj pasi aty janë vendosur të paraburgosurit.
Ky këshill thekson se është në përgatitje të një raporti më të gjerë për këtë Qendër të Paraburgimit duke identifikuar një numër të problemeve , kryesisht të natyrës teknike për shkak të cilësisë së dobët të punimeve.
“Me datë 25.03.2019 përfaqësues të KMDLNj-së, përfaqësues të MAP (përgjegjës për ndërtimin e kapaciteteve të Shërbimit Korrektues), përfaqësuesi ligjor i firmës që i ka kryer punimet në këtë Qendër të Paraburgimit dhe Drejtori i Q.P në Hajvali, së bashku me bashkëpunëtorë vizituan lokacionet e identifikuara e që janë të dëmtuara në përpjekje të gjejnë një zgjidhje për evitimin e tyre”, thuhet në komunikatë.
Sipas KMDLNJ-së, ndërtimi i Qendrës së Paraburgimit në Hajvali ka kushtuar rreth 7 milionë euro dhe vetëm dy muaj pas fillimit të punës ka dëmtime; lagështi, dëmtim i pllakave, dëmtim i mureve, kullat vrojtuese jo funksionale, etj./klankosova.tv/.


Comments are closed.