Koha shtesë e kobshme për Shkëndijën që bëri një ndeshje të madhe

Shtesa ishte fatale për Shkëndijën që humb ndaj Gent duke bërë një ndeshje fantastike transmeton Faktiditor.Ibrahimi në fillim të ndeshjes shënoi një gol perfekt që di vetëm ai t’i bëjë dhe në momentin më të mirë skuadra nga Tetova pëson në shtesën e pjesës së parë duke u barazuar shifrat.Në pjesën e dytë sërish aksione perfekte dhe plot kombinime nga Shkëndija ndërsa Halimi pati mundësinë që të kalojë skuadrën në avatntazh por shtylla ishte aleati i vendasve.Kuq e zinjtë poashtu patën edhe disa raste tjera por nuk ia dolën.Kur pritej që barazimi të ishte rezultat përfundimtar ishte sërish koha shtesë e kobshme për Shkëndijën që humbi një ndeshje që nuk e meritoi të ndodhte por u shfaq shumë më e mirë se kundërshtari që jep mundësinë e madhe të kalimit në grupe.Thomas Matton dhe Kalifa Coulibaly ishin golëshënuesit e Gent në këtë përballje.Tashmë ndeshja e parë tregoi forcën e skuadrës shqiptare nga Tetova që aspak nuk dukej inferiore në një ndeshje të madhe ndërkombëtare.Pas disa ditësh Shkëndijës i duhet vetëm një gol i shënuar por papranuar që e dërgon atje ku askush nuk ka mundur edhe t’a imagjinojë-në fazën e grupeve në UEFA LEAGUE./Faktiditor/