Kompania ajrore “Easyjet” në Milano s’pranon 17 vjeçaren shqiptare në avion, e zbret në tokë

83

Kompania ajrore “Easyjet” në Milano s’pranon 17 vjeçaren shqiptare në avion, e zbret në tokë

Moebel THEMA

Bëhet fjalë për Rexhina Shaipin e cila do të udhëtonte me avionin e kompanisë Easyjet në orën 11.45 të së premtes nga Milano në Bordeaux të Francës.

Siç raporton Corriere dela Serra, studentja shqiptare e cila ishte nisur për një stazh në Francë i kishte të gjitha dokumentet në rregull, por çuditërisht karta e saj e qëndrimit e firmosur nga policia në Brescia dhe e pranuar në të gjithë terrirotin, është refuzuar.

“Na vjen keq. Dokumentet e udhëtimit nuk janë të vlefshme,” mësohet t’i kenë thënë 17 vjeçares në avion, duke e lënë atë të vetme në aeroport në orën 7 të mbrëmjes ndërkohë që 31 studentët e tjerë të Capriolas, shkolla e Shëndetit Social në Ghedi që ishin nisur për një stazh në Francë u lejuan.

Pas kësaj, Luan Shaipi, i ati i 17 vjeçares është detyruar ta dërgojë të bijën me makinë në Francë, duke udhëtuar 1.100 km pa patur asnjë problem në dogana.

“Dokumentet janë në rregull, kemi leje që nga viti 2010: Stjuardesës vajza i ka dhënë edhe pashaportën shqiptare të rinovuar në muajin maj. Me lejen e policisë ne kemi bërë fluturime në destinacione të tjera,” ka thënë i ati i Rexhinës.

Me të njëjtën kompani, Easyjet dhe të njëjtat dokumente, Rexhina dhe familja e saj kanë bërë vajtje-ardhje nga Greqia, pa i penguar askush.

Pas kësaj, familja Shaipi ka kryer dhe njëherë verifikimet e dokumenteve në policinë e Malpenza dhe pas dy testeve kanë rezultuar të vlefshme.

Një 17 vjeçare shqiptare nuk është lejuar të fluturojë me kompaninë ajrore “Easyjet” në Malpensa të Italisë, me pretendimin se dokumentet e saj të qëndrimit nuk ishin të vlefshme.

Comments