Kompania ajrore ndërpret fluturimet drejt Stambollit pas trazirave në Turqi
Kompania ajrore “Swiss” njoftoi këtë të enjte se nuk do të zhvillojë më fluturimet Zyrih-Stamboll gjatë sezonit të ardhshëm dimëror, sepse përkeqësimi i sigurisë ka sjellë një rënie të ndjeshme të kërkesave.
Kompania ajrore zvicerane deklaroi se “nuk do të zhvillojë më dy udhëtime në ditë drejt Turqisë, jo vetëm për shkak të sulmeve të fundit terrosite dhe grushtit të shtetit, por edhe për arsye biznesi”.
Nga ana tjetër, kompania pjesërisht shtetërore “Turkish Airlines” ka ulur çmimet dhe ka rritur fluturimet në mes Zvicrës dhe Turqisë.
“Swiss” do të vazhdojë të kryejë fluturimet në drejtim të destinacioneve turistike turke si Antalia dhe parashikon të rifillojë fluturimet drejt Stambollit në pranverë.