Kompensim nga përmbytjet, sot dhe nesër afati i fundit për paraqitje

209
fresco
midle
Gjendja në Hasanbeg dy javë pas vërshimeve, që patën përmsasa katastrofike duke marrë jetë njerëzish dhe shkatëruar shumë shtëpi dhe pasuri, ka filluar të normalizohet.
Ekipet e ushtrisë dhe ekipet tjera ende janë në terren duke pastruar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.
Përderisa nesër është afati I fundit për paraqitjen në Ministrinë e Financave, bankat afariste në të cilat duan t’u paguhet kompensimi në para.
Personat e evidentuar nga listat e dorëzuara nga ana e Komisionit për Vlerësimit të Dëmeve të pronës së patundshme dhe të tundshme në rajonet e përmbytura në Shkup e Tetovë, duhet të paraqesin bankën ku duan të marrin paratë në numrat e telefonit 02/3255-578, 02/3255-586, 02/3255-743 dhe 02/3255-742.
Por duket se qytetarët ende kanë problem tek qasja në këto numra. Disa prej tyre thonë se prej dje po tentojnë vazhdimisht por nuk po munden të lidhen në numrat e lartëpërmendu, dhe duke marrë parasysh se nesër është afati I fundit për paraqitje kjo situatë ka ngjallur huti tek shumë banorë se vallë a do të mund ti marrin ata paratë e kompensimit.
“Prej dje jemi lajmruar shumë herë, por nuk ka asnjëfarë shance për të arrit deri tek ato numrat, por nuk e di une pse e kanë bërë këtë kur e kanë xhirollogarinë e secilit person që mi kanë bërë evidencë për dëm apo për diçka tjetër”…  
Ja ku e kam telefonin, gjithditen I lzpi në telefon, por nuk I hap askush. Nonstop lajmërohem, prej dje kemi lajmëruar pa ndalë deri në orën nëntë por askush nuk e hap telefonin, ja afër 50-100 thirje ka këtu”…
Po jam lajmëruar, mezi se i zumë, u munduam 2 orë, por e kryjtëm punën”, shprehen qytetaret.
Pagesa e kompensimit do të bëhet në para të gatshme, në sportelet e bankës ku banori do të përcaktohet për marrjen e pagesës. Bankat do ta bëjnë pagesën në bazë të dokumentit për identfikim – letërnjoftimit ose pasaportës.
Comments