Komsioni për media e përshëndet përparimin në raportim

158
98980927

Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e përfaqësimit mediatik konkludoi se midiat kanë arritur përparim në balancin cilësor në raportim në periudhën e tretë dhjetëditore (22 shtator deri më 1 tetor) dhe votoi që të mos ngrihet procedurë për shkelje kundër mediave sipas nenit të Ligjit zgjedhor me të cilin rregullohet raportimi i ekuilibruar.

Me shumicën e tre anëtarëve, Komisioni votoi që të ngrihen procedura për shkelje kundër tre televizioneve Sitel, Alfa dhe Nova, mbi bazë të nenin 75-b nga ligji, i cili rregullon njoftimin për ngjarje të institucioneve që mund të nënkuptohen si aktivistë të partive politike. Ngritja e porocedurës është për shkak të trajtimit të kronikave nga ngjarje të partisë VMRO-DPMNE.

Për Alfën dhe Novën kjo është ngritja e procedurës së parë për shkelje mbi këtë bazë dhe mund të çojë deri në paralajmërimin e tyre nga ana e gjykatës, ndërsa për televizionin Sitel bëhet fjalë për procedurë të dytë për shkelje dhe mund të sjellë edhe gjobë financiare

Comments