Komuna e Tearcës do të bëjë rekonstruimin dhe asfalltimin e rrugës lokale në fshatin Odër
Kryetari i Komunës së Tearcës Isen Asani nenshkruajti kontratën me Kompaninë SH.A. “Pellagonia” për rekonstruimin dhe asfalltimin e rruges lokale në fshatin Oder, dhe ndërtimin e trotuarit në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë (duke filluar prej fshatit Tearcë deri në fshatin Sllatinë) transmeton Faktiditor. Vlera e pergjithshme e këtij projekti kapital eshte 13.936.088, 00 denarë pa TVSH.
Realizimi i ketij projekti kapital mundesohet nga Banka boterore përmes programs MSIP-IPA-NCB-081-16 në bashkepunim me Komunen e Tearcës. Ky projekt paraqet një ndër projektet më të rëndësishme kapitale qe Komuna e Tearcës i realizon në infrastrukutrën rrugore në fshatrat e Komunës së Tearcës.
Realizimi i puneve në terren do të filloj nga fundi i javes se ardhshme, dhe pritet të perfundojne në afat të paraparë në dokumentacionin tenderikë u shpreh kreu i Komunës së Tearcës Asani /Faktiditor/..