Komuna e Tetovës mbaron rregullimin e tubacionit në Shipkovicë

207

 

Në oborrin e SH.F Rexhep Voka në Shipkovicë sot mbaruan punimet rreth rregullimit të tubacionit.

Ky investim i dha fund problemit me rrjedhën e ujërave natyrorë që vërshuan oborrin e kësaj shkolle gjatë të reshurave të fundjavës së kaluar, investim ky i realizuar nga buxheti i komunës së Tetovës.

Preventiva dhe mbrojtja e banorëve të malësisë nga të reshurat do të mbetet prioritet i Komunës së Tetovës edhe në të ardhmen.

Comments