Zhduket e reja shqiptare në Britani (FOTO)

Një e re shqiptare është shpallur e humbur në Britaninë e Madhe.
Ajo është 21-vjeçarja Enkela Dauti.
Hera e fundit kur e reja është parë ka qenë ora 07:30 e datës 10 gusht, ndërkohë policia ka bërë apel për gjetjen e saj, e cila jeton në Haringey.
Policia ka shprehur shqetësim për gjendjen shëndetësore të së resë dhe u kanë bërë apel njerëzve për ndihmë.